PK: Marrëveshja po zbatohet në të gjitha vendkalimet kufitare

Policia e Kosovës tha të hënën se marrëveshja për targat, e arritur midis Prishtinës dhe Beogradit më 30 shtator në Bruksel, po zbatohet në të gjitha pikat kufitare në nivel vendi.

 

Sipas Policisë së Kosovës, në targat e automjeteve që po hyjnë nga Serbia në Kosovë po vendosen letra ngjitëse, për të mbuluar simbolet shtetërore.

“Ashtu siç është përcaktuar me marrëveshje, zbatimi ka filluar në nivel vendi, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi me kohë janë bërë përgatitjet si në aspektin e angazhimit të resurseve njerëzore, po ashtu edhe të atyre logjistike, në mënyrë që qytetarëve t’iu mundësohet pajisja më e shpejtë me targa të përkohshme në formë të stikersave dhe mundësia e qarkullimit dhe lëvizjes së lirë”, tha Policia e Kosovës.

Prej 20 shtatorit deri më 2 tetor, dy vendkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – janë bllokuar nga serbët lokalë, pasi autoritetet në Kosovë kanë vendosur masa reciprociteti për targat e automjeteve nga Serbia.

Të gjitha automjetet që kanë hyrë nga Serbia, është dashur t’i zëvendësojnë targat me targa të përkohshme prej letre.

Një masë të tillë, Serbia e ka zbatuar për automjetet e Kosovës me vite.

Në Jarinjë dhe Bërnjak, Kosova ka dërguar edhe njësitet speciale të policisë.

Vendimi i tillë ka shkaktuar tensione.

Palët më pas, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë arritur një marrëveshje, e cila parasheh mbulimin me letra ngjitëse të simboleve shtetërore që gjenden në targat e Kosovës dhe të Serbisë.

Marrëveshja po ashtu parasheh që pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it të përkujdesen për sigurinë në Jarinjë dhe Bërnjak për dy javë.

Related posts

Mbledhja e Qeverisë, Kurti tregon vendimet e rëndësishme në 20 pika

Redaksia

“Kemi me ju arrestu edhe më shumë”, Muhaxheri thotë se po kërcënohen zyrtarët e tij

D V

Sabit Geci: Hetuesit e EULEX-it ma ofruan çantën me para për të dëshmuar kundër ish-ushtarëve të UÇK-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More