PL: Do të dyfishojmë pagat për mjekët dhe infermierët

nga D. V.

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë në Partinë e Lirisë, Florida Ymeri deklaroi sot se Shqipëria meriton një sistem shëndetësor të ndershëm, të drejtë dhe funksional.

Në një deklaratë për shtyp, Ymeri tha se “shëndetësia shqiptare ndodhet në krizë, jo vetëm krizë mjekësore, por krizë besimi dhe funksioni”.

Duke folur për planin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore” për reformimin e shëndetësisë shqiptare, Ymeri tha se “rritja e buxhetit për shëndetësinë në të paktën 6% të PBB, për të garantuar financim të qëndrueshëm për barna, pajisje e teknologji bashkëkohore. Dyfishim i pagave për mjekët dhe infermierët, për të frenuar largimin masiv të tyre drejt vendeve të tjera dhe për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor. Furnizim i garantuar me barna esenciale falas për pacientët në spitalet publike, sepse barnat nuk janë luks, janë jetë”.

Ymeri tha se “besoj se “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka guximin, planin dhe vullnetin për ta sjellë këtë ndryshim, sepse shëndetësia nuk është çështje statistikash, është çështje jete”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More