Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Vlorë. Policia njofton se i plagosur ka mbetur 25-vjeçari Xh.M, i cili ishte paraqitur në spital për ndihmë mjekësore.
Më tej sqarohet se ai mund të jetë plagosur pas një konflikti të çastit.
“Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje“, sqarojnë autoritetet..
Ndërkohë po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.