Agjencia Zhurnal.mk

Plagosi babë e bir, kapet nga rrethimi i policisë duke u larguar me biçikletë

Zbardhet plagosja e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Larushk të Fushë Krujës, ku u sulmuan me thikë babë e bir.

Si të dyshuar për ngjarjen, në sajë të hetimeve intensive, rrethimit dhe krehjes së zonës, uniformat blu bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e  të dyshuarit.

Bëhet fjalë për Ermir Hasa, 35 vjeç, i cili më rreth orës 21:00 të mbrëmjes, në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit ka goditur me thikë, babë e bir Shefqet Stafuka 58 vjeç, dhe Alban Stafuka 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Hasa, pasi plagosi babë e bir u largua  me biçikletë, por u kap gjatë ndjekjes nga Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprime të mëtejshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...