Agjencia Zhurnal.mk

Plagosja e 38-vjeçarit në Korçë/ Policia zbardh ngjarjen, arrestohen dy autorët e dyshuar

Është zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku në qytetin e Korçës u plagos me mjet prerës një 38-vjeçar.

Policia ka arrestuar në flagrancë dy autorët e dyshuar të ngjarjes për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”.

Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbremjen e datës 12.03.2020, ku në lagjen nr. 8, është plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Korçë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. Ç., 38 vjeç, (i dënuar më parë për “Vjedhje”) si dhe shtetasit I. A., 33 vjeç, të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim midis tyre, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë plagosur me thikë shtetasin E. P., i cili pas ndihmës së marrë në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim të specializuar, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...