Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Shqipëri

Plagosja e dyfishtë në Tiranë, policia jep detajet: Disa të shoqëruar, autori i dyshuar në kërkim

Zhurnal Ads

Policia ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen e dyfishtë me armë zjarri që ndodhi mëngjesin e së mërkurës tek rruga “Ndre Mjeda” në Tiranë.

Pas konfliktit të çastit mes bashkëpronarëve, Albert Allmuça dhe Sino Llanaj, mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë ky i fundit, si dhe një qytetar që po kalonte rastësisht, 42-vjeçari Klodjan Komina.

Siç raportoi edhe gazetarja Xhensila Kodra, zënka mes dy biznesmenëve nisi në katin e parë të pallatit në ndërtim, fillimisht me fjalë. Më tej konflikti u përshkallëzua në përplasje fizike e më pas me armë.

Policia njofton se po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike për kapjen e personave të përfshirë në ngjarje. Në  Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë.

NJOFTIMI

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 13.01.2020, rreth orës 09:20, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri shtetasi S. Ll., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu është plagosur jashtë rrezikut për jetën edhe shtetasi K. K., 42 vjeç, i cili po kalonte rastësisht në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli, po bëhet krehja e zonës, si dhe po kontrollohen pamjet filmike, për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 janë shoqëruar disa persona dhe vijon puna për kapjen e personave të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje.  s.b/abcnews.al/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Mjeku shqiptar në gjendje të rëndë nga Covid-19, dërgohet në Itali

T E

VIDEO,”Vetëm 300 ditë na duhen për t’a futur krimin andej nga ka dalë”, Vasili nxjerr videon me premtimet e pambajtura të Ramës

admin

Dekreti i Metës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor sot në Kuvend, shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve

admin

Sa zgjat imuniteti nga Covid-19? E zbulon epidemiologu: Ja kur ndodh riinfektimi

admin

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi mblidhet pas thirrjeve të ambasadorëve Kim e Soreca

S.B.

Dërgohen në spital tre grevistë, nuk tërhiqen deri në marrjen e pagave

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...