Plagosje me armë zjarri në Shkodër, arratiset i dyshuari

nga D. V.

Një person me inicialet P.F 26 vjeçar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës, teksa i riu i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia është në kërkim të autorit, i cili u largua nga vendngjarja. Ai është identifikuar.

“Plagosi me armë zjarri një 26-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori. Rreth orës 00:05, në lagjen “Perlat Rexhepi”, shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar”, njofton policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. /Tch

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More