Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Plagosje me dashje, dhunë fizike e psikologjike e lëndë narkotike/ 9 të arrestuar në Tiranë

9 shtetas janë arrestuar në Tiranë, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 iu gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të mitur me iniciale M. T., 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Kavajës, gjatë një konflikti, ka goditur me thikë shtetasin A. B., 17 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. L., 29 vjeç, për veprën penale “Braktisja e kafshës së shoqërimit”, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, qeni i tij ka dëmtuar një shtetas të mitur 11 vjeç.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. H., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K., 59 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.23 mg/l, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë jashtë rrugës;

M., 38 vjeç, E. Ç., 32 vjeç dhe A. B., 40 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

P., 46 vjeçe, pasi ditën e djeshme, është përfshirë në një aksident me mjetin motor me drejtues D. J. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi D. J., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 07.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasve E. R., 46 vjeç dhe P. Gj., 53 vjeç, sepse me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shumë parash shtetasit E. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Postime të ngjashme

PTH: Pozitiv në koronavirus donin të udhëtojnë me PCR-test të rrejshëm, propozohet dënim në të holla

S.B.

Arrestohet 67-vjeçari, kërkohej për vuajtjen e dënimit me burg

S.B.

MPB: 156 shkelje në trafik në Shkup, 47 për tejkalim të shpejtësisë

S.B.

Arrestohet një shqiptar në lidhje me sulmin në Nice, ku vdiqën 86 persona

S.B.

Premtonte ndërrim apartamentesh, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim, bien në pranga edhe tre të rinj të tjerë, ja për çfarë akuzohen

S.B.

Arrestohet një person në Lipjan, sulmoi me një mjet të fortë bashkëshorten e tij

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...