Plan për rimëkëmbjen dhe financimin e rritjes së përshpejtuar, paralajmëruan sot Kryeministri dhe Ministri i Financave

Shkup, 6 shtator – Financimi i rimëkëmbjes ekonomike nga KOVID dhe mbështetja për rritjen e përshpejtuar të qëndrueshme me ruajtjen paralele të stabilitetit fiskal duke përmes mobilizimit të kapitalit nga sektori privat si plotësim i fondeve buxhetore dhe huamarrjes, është qëllimi i Planit për përshpejtim dhe fijancim të rritjes së përshpejtuar, i cili tashmë është gati, ndërsa e paralajmëruan sot kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i Financave Fatmir Besimi.

 

Siç tha Zaev në fjalimin me të cilin ai hapi zyrtarisht Konferencën e parë vjetore “Rimëkëmbja dhe rritja ekonomike pas KOVID-19”, Plani i përmban efektet shumëfishuese, të cilat do t’i japin investimet e shfaqura nga instrumentet financiare, burimet e financimit, zonat e investimeve dhe konkrete të filluara dhe projektet e planifikuara.

“Plani përcakton Udhërrëfyes/Planin e veprimit për zbatimin e aktiviteteve, përfundimin dhe përshpejtimin e fillimit dhe afatin kohor për fillimin e projekteve të ardhshme. Përveç kësaj, definon një strukturë qeveritare të përcaktuar në mënyrë precize të njësive dhe ndarjen e kompetencave që do të çojnë në zbatim të suksesshëm. Për herë të parë themi të vendosim Delivery Unit, Monitoring Unit dhe PIMA, përmes së cilës do të kemi pasqyrë në kohë dhe të plotë të prioriteteve të caktuara, realizimit, dobësive, pengesave dhe detyrave më urgjente. Besoj sinqerisht se kjo është mënyra për të kapërcyer dobësitë institucionale dhe për të forcuar kapacitetet tona”, tha Zaev.

Plani i për rikuperimin dhe ritje të përshpejtuar financiare është dokument komplementar nga Plani i ndërhyrjes së investimeve 2021-2027.

“Ekipi ekonomik qeveritar është duke punuar vazhdimisht dhe me përkushtim në përgatitjen e planeve për zhvillimin e ardhshëm afatmesëm të vendit. Në atë kuptim, Plani i ndërhyrjes për investimet 2021-2027 mbulon të gjitha investimet që janë planifikuar të fillojnë në vend, përfshirë investimet private të investitorëve vendas dhe të huaj. Ky është një dokument strategjik me elementë të përcaktuar: vlera e investimeve, fushat kryesore të investimeve, qasja për investime,… Si plan plotësues i Planit të ndërhyrjes për investime 2021-2027, është përgatitur Plani për rikuperim dhe financimin e rritjes së përshpejtuar”, shpjegoi Zaev.

Vijon paneli i parë, pas të cilin pasojnë edhe dy të tjerë. Tre panele do të mbahen edhe nesër.

Related posts

Pendarovski, Biden: Partneriteti ynë do të vazhdojë të jetë në dobi të popujve tanë në vitet që vijojnë

D V

Valë e nxehtë gjatë javës së ardhshme në Maqedoni, temperaturat deri në 40 gradë celsius

D V

Osmani dhe Gërvalla nënshkruan Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e Diasporës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More