Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Plani B i Milanit, piketohet një londinez për mbrojtjen

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi dhe po bën gjithçka që t’ia plotësojë dëshirën trajnerit Stefano Pioli. Në skenë ka dalë një emër i ri dhe kuqezinjtë e kanë hedhur hapin e parë, duke kontaktuar anglezët e Chelsea.

Gazetari Fabrizio Romano shkruan se objektivi i Milanit është Fikayo Tomori, i cili sezonin e shkuar pati më shumë hapësira te londinezët dhe luajti 15 ndeshje në Premier League. Këtë sezon Lampard nuk i ka besuar lojtarit të kombëtares angleze.

Italianët po tentojnë ta huazojnë mbrojtësin, i cili nuk është kundër këtij transferimi. Gjithsesi te Milani kanë një objektiv parësor dhe është Mohamed Simakan dëshira e tyre. Nëse nuk ia dalin të blejnë lojtarin e Strasbourg, atëherë do tentohet Tomori.

Postime të ngjashme

Milani dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin e Tomorit

Z H

Courtois: Gara për titull ende s’ka mbaruar

Z H

Bartomeu ka kaluar natën në paraburgim në Kataluni

Z H

Lëndohet Ibra, mungon në katër ndeshjet shumë të rëndësishme për Milanin

Z H

Crotone shkarkon trajnerin Stroppa

Z H

Top-23 yjet e futbollit që mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...