Plani i Bashës me 7 pika, Rama: Propozimet e tij për ta bërë rrafsh arkën e shtetit janë afarizma të kohës së Sudes dhe Vebiut

Kryeministri Edi Rama ka rrëzuar propozimet me 7 pikat të Partisë Demokratike, që sipas selisë blu miratimi i tyre do t’i vinte në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës mbi karburantet, si dhe uljen e TVSH në 6 % për ushqimet. Rama deklaroi se propozimet e Bashës ishin afarizma të kohës së Sudes dhe Vebiut dhe se nuk mund të ndiqeshin pasi duhet të ruhet një ekuilibër në arkën e shtetit.

 

Pyetja nga gazetarja: A i keni marrë parasysh sugjerimet nga kryedemokrati Lulzim Basha?

“Së pari unë do ju kërkoj juve të verifikoni atë që thashë në parlament. Verifikoni si ka qenë cmimi i karburantit në vitin 2013. E kanë blerë më lirë apo më shtrenjtë?

Teoria ul ktu hiq aty e hiq aty ka një problem. Këto janë para që ikin. Pastaj me cfarë do i bëjë qeveria mbrojtjet? Në Francë dhe Gjermani, sa paguajnë nga rrogat e tyre qytetarët atje për shtetin? Sa paguajnë atje sigurime shoqërore për të marrë një shërbim më të lartë?

Këto kërkesat me bëje rrafsh arkën e shtetit se shihemi nesër janë afarizma të kohës së Sudes dhe Vebiut”, deklaroi Rama.

Related posts

Kërkesa e Philip Reeker/ Ja detajet tronditëse në dosjen e Berishës që bindën Bashën për ta përjashtuar nga partia!

D V

Humbin jetën edhe katër persona nga coronavirusi në Shqipëri, konfirmohen 977 raste të reja

D V

Berisha: “Ballkani i Hapur” kërcënon ekzistencën e Kosovës – Tirana është kthyer në vasal të Beogradit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More