Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Plani i fshehtë për ri-shtyrje të regjistrimit duke përdorur regjistruesit e pavaksinuar si pretekst?

Shkup, 28 qershor – Në shtator pritet të mbahet regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut që duhej të mbahet në prill,  një operacion i thjeshtë statistikor për numërimin e popullsisë, por skajshmërisht i politizuar dhe i veshur me petk etnik.

Pavarësisht deklarateve të zyrtarëve të shtetit, siç ishte ajo e kryeministrit Zaev të dielën se “do ta bëjmë regjistrimin e popullsisë, të qytetarëve të barabartë, të gjithëve, dhe nuk më intereson aspak se sa janë maqedonas, shqiptarë etj”, pikërisht politizimi i skajshëm dhe kontektsi etnik, bën të dyshohet se mund të ndodhë një ri-shtyrje e sërishme, me të njëjtin pretekst si herën e parë, atëherë kur Mickovski dhe Zaev në takim liderësh arritën marrëveshje për shtyrje.

Kujtojmë se shtyrja e parë ndodhi në kohën kur Kovid-19 kishte kapluar vendin për një kohë të gjatë, por çuditërisht ndodhi pasi shifrat e diasporës shqiptare të regjistruar, kishin shkuar në mbi 100 mijë, me tendencë të rritjes akoma më të madhe. Kjo ngjalli dyshimet e oponionit shqiptar, se pikërisht ky është preteksti kryesor, dhe jo ai i opozitës maqedoanse VMRO, e cila “druante” për shëndetin e regjistruesve të pavaksinuar.

Sinjalet e fundit nga VMRO lënë shumë për të dyshuar, pasi nga partia thonë se që regjistrimi të mbahet duhet të plotësohen kushtet që u vendosën në takimin e disa muajve më parë në takimin Zaev Mickovski, ku ndër kushtet ishte edhe vaksinimi i regjistruesve, që aktualisht është larg përmbushjes.

Tani pyetja logjike që parashtrohet është se cilët regjistrues duhet të vaksinohen pasi mbi pesë mijë të cilët u përzgjodhën për regjistrimin e prillit, tashmë janë shfuqizuar, dhe për angazhimin e regjistruesve  tjerë, do të nevojitet një konkurs tjetër,  që nuk dihet saktë kur do të ndodhë.

Hapësira kohore bën gati të pamundur që regjistruesit të vaksinohen dhe të marrin imunitet të plotë në kohë, pasi matematikat flasin se nga vaksina e parë deri te marrja e vaksinës së dytë duhet të kalojnë rreth 20 ditë, dhe nëse kësaj i’a shtojmë edhe dy javë pas vaksinës së dytë për  imunitet të plotë, bëhen mbi 35 ditë, që bashkë me kohën e konkursit mund të shkojë në mbi 45 ditë osë më shumë.

Nëse shfaqet një trentativë e tillë,  pushteti do të duhet të japë një përgjigje se si është e mundur të pësoj një kategori ligjore dhe kushtetuese, siç është regjistrimi i popullsisë, në favor të diçkaje që nuk është e detyrueshme me ligj, siç është vaksinimi.

Sidoqoftë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në bazë të autorizimeve që ka, mund të pengoj një tentativë të tillë, sepse regjistriimi i poullsisë përveç që do të japë shifrat e sakta të shqiptarëve në shtet, është edhe një kusht i parashtruar nga Bashkimi Evropian.

Postime të ngjashme

Dimitrov: Trashëgimi e ilindenasve dhe e delegatëve tanë të KAÇKM-së janë bashkëjetesa, barazia, shtetësia, drejtësia dhe liria

R Zh

Ganiu uron ditën e kryengritjes dhe Republikës së Krushevës

Z H

Shënimi i 118-vjetorit të Republikës së Krushevës dhe 77-vjetorit të Mbledhjes së parë të KAÇKM-së

Z H

Pendarovski: T’i tejkalojmë ndasitë dhe të bashkohemi rreth idealeve të Ilindenit

Z H

Osmani: Ilindeni, festë që do të na bashkojë

Z H

SHBA-të urojnë gjithashtu ditën e Ilindenit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...