Agjencia Zhurnal.mk
Bota

“Plani i Marrëveshjes së Shekullit do të largohet nga Shtëpia e Bardhë bashkë me Trumpin”

Kryeministri palestinez, Mohammed Shtayyeh theksoi se i ashtuquajturi plani i paqes i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), e njohur si “Marrëveshja e Shekullit”, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë bashkë me presidentin amerikan Donald Trump.

Në një deklaratë nga zyra e Kryeministrisë së Palestinës bëhet e ditur se Shtayyeh zhvilloi një mbledhje nëpërmjet telekonferencës me Këshillin e Marrëdhënieve me Jashtë të SHBA-së.

“Plani i Marrëveshjes së Shekullit i paraqitur nga Trump dhe i cili nuk plotëson as të drejtat minimale të palestinezëve do të largohet nga Shtëpia e Bardhë bashkë me atë vetë”, theksoi Shtayyeh duke vënë në dukje se nga qeveria amerikane nën udhëheqjen e Joe Biden presin që të mbështesë zgjidhjen me dy shtete.

Më tej Shtayyeh shtoi se Izraeli duhet të zhvillojë një konferencë paqeje nën vëzhgimin ndërkombëtar, të pranojë rifillimin e negociatave aty ku kanë mbetur ose t‘i përmbahet marrëveshjeve të nënshkruara më parë.

Ajo që do t’i japë fund konflikteve me Izraelin nuk janë “marrëveshjet e normalizimit”, por paqja me palestinezët, deklaroi Shtayyeh, i cili theksoi se marrëveshjet e normalizimit që disa vende arabe kanë nënshkruar me qeverinë e Tel Avivit janë shkelje e Nismës Arabe të Paqes.

Presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë të përbashkët për shtyp që zhvilloi me 28 janar në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi në mënyrë të njëanshme për opinionin publik planin e paqes për Lindjen e Mesme (Marrëveshjen e Shekullit).

Izraeli me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë me 15 shtator nënshkroi marrëveshjet e normalizimit të marrëdhënieve me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahreinin.

Ndërsa në një deklaratë me 23 tetor presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se edhe Sudani ka arritur marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Bisedimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës u ndalën në prill 2014 dhe nuk mundën të rifillonin pavarësisht të gjitha përpjekjeve për shkak se “Izraeli nuk pranoi kufijtë e vitit 1967, të drejtën e rikthimit të palestinezëve që kanë migruar të detyruar dhe për shkak se nuk pranoi t‘i japë fund ndërtimit të vendbanimeve hebreje të paligjshme”.

Postime të ngjashme

Gjermania tërheq një togë nga misioni i NATO-s në Lituani

Dafina Vidishiqi

Dhjetëra policë gjermanë plagosen pas një beteje të ashpër me disa qytetarë

Dafina Vidishiqi

Erdogan do të pësonte humbje, do të fitonte opozita e bashkuar – nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën

Dafina Vidishiqi

Putin dakordohet me Biden për rifillimin e bisedimeve mbi kontrollin e armëve

Dafina Vidishiqi

Biden flet pas takimit me Putinin: Unë bëra atë që erdha të bëj

Dafina Vidishiqi

Borrell: Qeveria ruse dëshiron të destabilizojë Bashkimin Evropian dhe anëtarët e tij

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...