Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Plani i Qeverisë për vaksinimin anti-COVID/ Përgjysmohen testet, bie edhe numri i të infektuarve

Për vaksinën anti-Covid do të na duhet të presim fundin e këtij muaji. Nga ambientet e stadiumit “Arena” në kryeqytetet, që do të shërbejë si qendër vaksinimi, Kryeministri Rama tha se përmes një marrëveshjeje të arritur me kompaninë amerikane “Pfizer” janë siguruar 500 mijë doza vaksine.

“Në të gjitha rastet, ne fillojmë në javën e tretë të janarit. Por le të shpresojmë që do të fillojmë më shpejt. Jemi në komunikime nga të katër anët. Dhe kemi besim se do të mund të fillojmë dhe më shpejt, falë disa kanaleve preferenciale që kemi hapur. Jemi në një fazë realisht shumë pozitive për sa i përket perspektivës së kësaj nisme. Kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe njëkohësisht kemi garantuar një trend vaksinimi, që i përgjigjet strategjisë dhe që janë të kalendarizuara. Nga fillimi e deri sot, ne nuk jemi asnjëherë një hap pas asaj që vjen, por jemi gjithmonë një hap përpara”, tha Kryeministri.

Aktualisht, jemi në situatën ku shkalla e infeksionit ka arritur në nivelin 2.1 për qind. Çka do të thotë se zyrtarisht vetëm 2.1 për qind e popullsisë është e imunizuar. Por përkundrejt këtyre shifrave, studimi i fundit i Akademisë së Shkencave nxori në dritë një të dhënë me mjaft rëndësi. Sipas raportit të bërë publik në fund të vitit, kryeqyteti, që mban edhe peshën kryesore të infeksionit, është afër imunitetit të tufës. Rezultatet treguan se rreth 50 për qind e qytetarëve në Tiranë e kanë kaluar sëmundjen. Në këto kushte, rreziku i infektimit minimizohet, për të mos thënë që rresht së qeni prezent. Por nëse situata është kjo, që ka të ngjarë edhe të jetë, atëherë mbërritja e vaksinës në fund të janarit nuk është se do të sjellë ndonjë ndryshim të madh.

MANASTIRLIU

Ministrja Manastirliu tha dje se janë marrë masat e nevojshme për të gjithë elementet e sigurisë dhe se të parët që do të vaksinohen do të jenë mjekët dhe infermierët. “Planifikojmë që çdo një orë të vaksinohen 60, ndoshta diçka më shumë qytetarë. Dhe do të vijojmë kështu 8- 10 orë në ditë. Sigurisht që vaksinat e para që do të vijnë, i dedikohen sipas planit tonë të vaksinimit, grupeve të riskut. Aktualisht, kemi bërë gati të gjitha listat e mjekëve, infermierëve. Do të fillojmë me ekipet e mjekëve, infermierëve dhe ekipet e 4 spitaleve Covid. Dhe më pas, ashtu sikurse Instituti i Shëndetit Publik e ka vendosur me mjekët, infermierët e pjesës tjetër të urgjencave, reanimacioneve. Do të vendoset të bëhet një vaksinim i parë, pra, të përqendruar në këto ambiente. Edhe për arsye të organizimit më të mirë, më eficient. Dhe jemi duke trajnuar të gjithë ata, të cilët do të jenë pjesë e këtij procesi, që është sfida e radhës për ne”, tha Manastirliu.

SITUATA

Por, ndërkohë që kanë nisur përgatitjet për mbërritjen e vaksinës, janë përgjysmuar testimet. Kështu, të hënën janë kryer vetëm 1281 teste dhe kanë rezultuar të infektuar 185 persona. Në 24 orët e kaluara kanë humbur betejën me sëmundjen 6 persona, ndërsa në spitalet COVID situata vijon të mbetet e qëndrueshme. “Aktualisht, në 4 spitalet COVID, po trajtohen 274 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar. Fatkeqësisht, me gjithë përpjekjet e mjekëve, 6 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetare nga Lezha, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 59-76 vjeç”, bëri me dije ministria.

Postime të ngjashme

Greqia kufizon më shumë lëvizjet në Kakavijë në periudhën 1-15 Mars

T E

Manastirliu: Të hënën dërgesa e radhës nga Pfizer, brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë vaksinat e para nga Covax

S.B.

“Urgjent të rimbursohen ilaçet për COVID”/ Meta-Ramës: Lëri dokrrat, trego planin e vaksinimit

S.B.

Berat/ Rama flet për Bashën e Kryemadhin: Është kukull në duart e ‘gogolit’, me ‘mamadhinë’ tek dera, nuk është alternativë

S.B.

Basha takim me të rinjtë: Do të fitojmë për një të ardhme më të mirë

S.B.

“Kujdes nga mashtruesit e vizave”, ambasada amerikane paralajmëron shqiptarët

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...