Plani i ShBA-së për shpërndarjen e 80 milionë vaksinave

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara të Amerikës planifikojnë që në dy javët e ardhshme të shpërndajnë 80 milionë vaksina anti-covid, për të ndihmuar disa nga vendet e varfëra në botë në përballje me pandeminë CoViD-19.

 

Në një konferencë të përbashkët me presidentin e Kosta Rikës, Carlos Alvarado, Blinken tha se administrata amerikane do të fokusohet në shpërndarjen e barabartë të këtyre vaksinave, duke lënë anash dallimet politike me këto vende.

“Në dy javët e ardhshme do të japim më shumë detaje për procesin, se si do të shpërndahen këto vaksina, në bazë të cilave kritere. Nuk do të bëjmë dallime politike gjatë këtij procesi”, tha Blinken, raporton Reuters.

Të hënën, presidenti amerikan, Biden, tha se administrata e tij do të dërgojë të paktën 20 milionë vaksina Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Johnson&Johnson, derisa 60 milionë doza të tjera janë nga AstraZeneca.

Administrata e Trumpit ka qenë nën presion të vazhdueshëm për shpërndarjen e këtyre vaksinave, me qëllim të lehtësimit të përballjes me pandeminë vendeve si India apo Brazili. Ekspertët kanë paralajmëruar rrezikun që u kanoset botës nga krijmi i varianteve të reja të koronavirusit, për shkak të numrit të lartë të të prekurve me këtë virus.

Blinken, gjatë konferencës po ashtu njoftoi se shpërndarja e këtyre 80 milionë vaksinave do të bëhet në koordinim të plotë me programin e lehtësimit për shpërndarjen e vaksinave, COVAX.

Related posts

Izraeli i shpjegon AP-së arsyet e bombardimit të ndërtesës në Gaza

Redaksia

SHBA: Marrëveshja me Gjermaninë për gazsjellësin, në mbështetje të Ukrainës

D V

OBSH: Tashmë Delta është varianti dominues në mbarë globin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More