Bruksel, 26 nentor – Një vit pasi presidenti francez Emnuel Makron deklaroi se NATO është në “vdekje të trurit”, një grup ekspertësh propozoi një seri reformash për të ringjallur Aleancën, raportoi DPA.
Raporti është përcjell deri në 30 shtete anëtare. Jep propozim siç është bashkëpunimi më i ngushtë përmes më shumë takimeve të ministrave të jashtëm ose shtimit të llojeve të reja të takimeve në programin e Aleancës, për shembull të ministrave të Punëve të Brendshme për të diskutuar terrorizmin.
Ekspertët rekomandojnë gjithashtu përshpejtimin e reagimit të vendeve ndaj kërcënimeve të sigurisë politike ose krizave ndërkombëtare.
Aktualisht, vendeve anëtare që kanë një detyrim të mbrojtjes kolektive në rast të një sulmi ndaj njërit prej tyre ndonjëherë u duhen disa ditë për të lëshuar një deklaratë të përbashkët, thekson DPA.
Raporti përmban rreth 140 rekomandime specifike. Ai do të diskutohet në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s që fillon të martën.