Agjencia Zhurnal.mk

Plani serb për dëbimin shqiptarëve nga Prishtina më 1999

Dokumentet që i ka siguruar redaksia e Udhëve, zbardhin dëshminë e një ish pjestari të Grupit të Ndjekjes Operative (GNO) që funksiononte në kuadër të Ministrisë së Punëve të brendshme të Serbisë gjatë vitit 1998-1999.  Ky dëshmitar ka dhënë detaje mjaft domethënëse për planin që e kishte përgatitur shteti serb për dëbimin e shqiptarëve nga Prishtina.

Me qëllim që rë tmerronin shqiptarët që më pas t’i detyronin të iknin nga Prishtina, Grupi Operativ i Ndjekjes kishin kryer disa vrasje në Prishtinë, por edhe kishin aktivizuar eksploziv në kafeteri dhe lokacione tjera. Sipas dëshmitarit serb, që edhe vet ishte pjesë e këtyre njësiteve policore në Kosovë gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s krejt ky ishte plan i parapërgatitur nga struktura të larta shtetëore që arrinin deri të kreu i shtetit serb Sllobodan Millosheviq.

Dëshmitari më datën 20.02.2015 ka dhënë deklaratë para hetuesve të Serbisë për vrasjet që kanë ndodhur në vitin 1998-1999 në territorin e komunës së Pejës, Prishtinës si dhe për veprat e krimeve të luftës kundër popullatës civile në Kosovë. Këtë deklaratë e ka në posedim emisioni “Udhëve” në RTK.

Në deklaratën e tij ai ka pohuar se ka mjaft njohuri për krimet të cilat gjatë kohës së luftës në vitin 1999 në Kosovë kanë kryer pjestarët e njësitit aktiv të policisë të cilat në atë kohë ishin pjestarë të GNO-së.

Dëshmitari flet për krimet e Grupit të Ndjekjes Operative

Meqenëse ka jetuar dhe punuar në Prishtinë prej 12 qershorit 1999, disa ditë pasi NATO kishte filluar bombardimin ndaj Serbisë, ka qenë i angazhuar në njësitin rezervë të policisë, më saktësisht në stacionin numër 2 të policisë në të cilën komandant ka qenë Zoran Vukadinoviq. Angazhimi në polici e ka arsyetuar me vendimin e MUP-it e cila personalisht iu ka shkruar nga Goran Radosavljeviq-Guri dhe të cilën pastaj e ka dorëzuar si justifikim për angazhim në Ushtrinë e Jugosllavisë dhe atë ia ka dorëzuar një oficeri ushtarak me mbiemër Miliq.

I kujtohet që atëherë kanë bashkëvepruar me rezervistët e tjerë të policisë në GNO të cilën e komandonte Goran Radosavljeviq Guri, derisa Sreten Popoviq i quajturi POP ka qenë komandant togu i njësitit aktiv të policisë GNO, ndërsa Predrag Vujisiq i quajturi Peki ka qenë komandant togu i njësitit rezervë në GNO.

Kush ishin pjestarët e Grupit të Ndjekjes Operative që kryen vrasje e sulme terroriste në Prishtinë?

Në deklaratën që e ka në posedim emisioni “Udhëve”, ai ka përmendur me emra pjestarët e Grupit Operativ të Ndjekjes që kishin vrarë disa persona në Prishtinë dhe në lokacione tjera të Kosovës:

  • Predrag Vuisiq, Peki nga Prishtina, i cili është duke vuajtur dënimin me burg për shkak të një vrasjese në Vranjë të Serbisë
  • Dragan Savoviq, Savke Shumski nga Fushë Kosova, I cili gjithashtu gjendet në burg për shkak të një vrasjeje në Vranjë
  • Boshko Raiqeviq nga Prishtina, I cili ishte vrarë me eksploziv në makinën e tij në vitin 2012 në Beograd
  • Predrag Grbiq Grba, nga Prishtina, I cili ishte një kohë të shkurtë në këtë njësit
  • Tomisllav Jankoviq, nga Prishtina ka qenë vazhdimisht në konflikt me zyrtarët qeveritar
  • Zoran Saviq Savke nga Prishtina, tash jeton në Panqevë
  • Voisllav Dimiq, nga Prishtina, tash jeton në Beograd
  • Dragan Markoviq Cane, nga Prishtina, tash jeton në Kralevë
  • Dushko Albijaniq Dulle nga Prishtina, ka qenë gazetar, tash jeton në Beograd,
  • Igor Torllak ka qenë refugjat nga Knini
  • Nemanja Saveljiq Nece nga Obiliqi, tash pjestarë i xhandarmërisë në Kraljevë
  • Mihajllo Cudovic i quajtur Cuda nga Prishtina, tash jeton në Nish
  • Zhebeljan me pseudonimin “Minja” nga Fushë Kosova i cili tash jeton në Karllovcin e Sremit
  • Sa i përket Vlladan Krstoviqit i quajtur Gjugja nga Peja dhe Sasha Qudoviqi nga Peja, I kujtohet se ata s”kanë qenë pjestarë të GNO të SUP-it në Prishtinë. Ai e di që ata kanë qenë shumë të lidhur me Gurin, që me të kanë dalur në aksione dhe në të shumtën e kohës I ka vozitur Sasha Qudoviq.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...