Agjencia Zhurnal.mk

Planifikimi i një sulmi ndaj bazës së SHBA-së në Gjermani, ushtria amerikane vihet në gadishmëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me anë të burimeve nga Intelegjenca e saj, janë njoftuar se planifikohet një sulm kundër personelit të saj ushtarak të vendosur në Gjermani, sipas një shkrimi në Newsweek.

“Burimi i informacionit deklaroi se sulmi do të kryhej nga një ekstremist jordanez i panjohur që ndodhet aktualisht në Gjermani pranë një baze ushtarake të panjohur”, vazhdoi raporti. “Personi i  panjohur u përshkrua si një besnik i mbretërisë jordaneze dhe kohët e fundit mbrojti vrasjen e ushtarëve amerikanë në Gjermani”.

Sipas Newsweek, ushtria amerikane në Evropë konfirmoi se “një kërcënim i mundshëm u identifikua dhe u hetua natën e kaluar”.

“Zyrtarët gjermanë dhe amerikanë u konsultuan dhe nuk u gjet asnjë kërcënim i menjëhershëm për t’u larguar”, tha një zëdhënës në një deklaratë. “Ne dëshirojmë t’i kujtojmë të gjithë të qëndrojnë vigjilentë, të gatshëm dhe të jenë të vetëdijshëm për rrethanat e tyre”.

Në nëntor të vitit 2016, një ushtar jordanez vrau tre ushtarë të Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane jashtë bazës al-Jafr në Jordanin jugor.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...