Planifikohen ndryshime në programin për mbrojtje shëndetësore

Shkup, 27 korrik – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot informoi se planifikojnë ndryshime në programin për shëndet publik, që nënkupton kujdestari të specialistëve në vendet më të vogla. Kjo do të kontribuojë që qytetarët të kenë qasje më të lehtë deri te sherbimet shëndetësore, ndërsa mjekët të realizojnë të ardhura shtesë.

 

Ai vlerësoi se ky ndryshim ligjor me siguri do të bëhet nga fundi i gushtit ose fillimi i shtatorit. Potencoi se planifikojnë debat pubklik me të gjitha partitë politike në Kuvend, si dhe me të gjithë faktorët tjerë – odat mjekësore, sindikatata dhe Shoqatën e mjekëve amë.

“Ky është ndryshim që mendoj se do të sjell një revolucion të vogël në atë se si funksionon sistemi i jonë shëndetësor, respektivisht se çka do t’u lejohet mjekëve dhe infermiereve të bëjnë në kuptim që ta shfrytëzojnë përvojën e tyre, ekspertizën dhe ta ofrojnë në të gjitha institucionet publike ose private shëndetësore pas përfundimit të kohës së punës”, tha Filipçe.

Ministri theksoi se ndryhsimi është me qëllim që të afrohet shërbimi deri te pacientët në infratsrukturën e cila ekziston në tërë shtetin, megjitatë nuk ka gjithkund specialistë nga të gjitha sferat.

Related posts

Vazhdon debati për ribalancin e Buxhetit

Z H

Ilir Hasani për TV21: Jam rrugës për në Tetovë

D V

Editorial/ Çfarë pasoja mund të shkaktojë kanali i ri ujor i Stambollit?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com