Shkruan, Bexhet Musliu
Shkup, 11 shkurt – Shaqir Fetahu si duket po ndjehet që është futur në “kullën” e BFI-së, dhe duhet të jetë shurdhë memecë për ngjarjet që ndodhin jashtë. Që kur mori në drejtim BFI-në në formën siç e mori qetësi për besimtarët mysliman të Maqedonisë së Veriut nuk pati. Pra, problemet dhe pakënaqësitë ishin të përditshme e të shpeshta, që Fetahu nuk e merrte mundin aspak që t’i zgjidh. Në fakt, vet Fetahu ngjanë të jetë nxitësi kryesor i këtyre problemeve dhe ashtu siç shihet nga jashtë kuptohet që zgjidhja e vetme është vet shkarkimi i Fetahut nga ajo pozitë sepse nuk është i aftë të menaxhojë ashtu siç duhet
Problemet me myftinjtë pa fund, tani në Strugë, a po i nxit këto probleme Shaqir Fetahu?
Pas Kallëzimit penal të bërë nga ana e besimtarët islam të Strugës me rrethinë ndaj Myftisnisë së Strugës në Prokurorinë e Strugës dhe Shkupit dhe pakënaqësive të shumta në këtë drejtim, një video ekskluzive në Agjencinë e lajmeve Zhurnal ka arritur nga Struga, e cila u publikua dje dhe mund ta shikoni në këtë link.
Bëhet fjalë për pamje ku besimtarët myslimanë janë mbledhur sot para Myftinisë dhe kanë shprehur shqetësimet e tyre ndaj Myftinisë, kreut të saj dhe njerëzve që drejtojnë atë dhe si duket kreu i BFI Shaqir Fetahu ka irrituar turmën e xhematit nga Labunishta e Strugës të cilët dje kanë protestuar.
Deri më sot, në adresë të Riasetit dhe myftive të emëruar si kukulla pa miratimin e xhematit janë ngritur shumë Kallëzime penale për keqpërdorime në prokurori. Ndryshe, Agjencia e lajmeve Zhurnal disa herë ka ngritur shqetësimet e besimtarëve myslimanë të Strugës dhe Kallëzimet penale që kanë bërë ato ndaj Myftinisë, Myftiut dhe njerëzve përreth.
Sipas informatave jozyrtare të Agjencisë Zhurnal, situata është shpërthyese në çdo myftini si rezultat i veprimeve arbitrare dhe mungesa e transparencës në vendimet e Riasetit të BFI-së në mbështetje të myftive duke dëmtuar interesat e xhematit.
A është shkas Shaqir Fetahu për lëkundjet nëpër myftinitë?
Nuk do mend që përgjigja është PO. Për faktin, nëse myftinitë kishin funksionuar pa probleme dhe gjithçka në rregull me vrap kreu i BFI-së, Shaqir Fetahu, kishte marrë meritat. Tani kur po flasim për një situatë tejet problematike ky i fundit është strukur në BFI dhe nuk po i dëgjohet zëri.
Tipik shenjat e një problematiku, që nxit probleme shkakton dëme të mëdha dhe fsheh dorën. Por, fatkeqësisht tani më është vonë sepse përveç besimtarëve mysliman edhe të tjerët e kanë kuptuar qartësisht që problemi kryesor në këtë Bashkësi Fetare është kreu i saj. Në momentin që hiqet Shaqir Fetahu gjitha gjërat do të kthehen në binar dhe të funksionojnë ashtu siç duhet.
Tani është edhe çështje logjike, sepse nëse probleme e pakënaqësi kishte pasur vetëm me një myftini, dy apo tre, i apostrofuari mund të amnistohet duke aluduar në probleme të lokalizuara. Por, ne po flasim për probleme dhe pakënaqësi pothuajse në secilën myftini pra gjithkund ka revoltë dhe janë të pakënaqur me udhëheqjen e tij.
Në vazhdim po përmendim vetëm disa nga myftinitë që tashmë publikisht kanë shprehu pakënaqësitë e tyre. Myftinia e Tetovës, Strugës, Kumanovës, probleme me Medresenë në Shkup, probleme me dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame, probleme me myfti të tjerë, ikje nga debati me hoxhallarë që e kanë sfiduar publikisht, pas gjithë këtyre qëndron emri i kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu.
E ky i fundit vazhdon të qëndrojë në atë pozitë sikurse asgjë nuk po ndodhë jashtë. Ne si Agjenci e Lajmeve Zhurnal me precizitet dhe përkushtim maksimal po e bëjmë punën tonë që të sjellim të vërtetën reale para qytetarëve në tërësi, e në veçanti besimtarëve mysliman të cilët janë edhe taksapagues, para që japin nga xhepi i tyre, që Fetahu të qëndrojë në atë zyrë.
Kujtojmë që, qytetarët edhe institucionet njëherë e përgjithmonë duhet të ngrisin zërin kundër kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu, i cili po e keqpërdor pozitën e tij dhe po e denigron misionin e të qenit shërbyes fetar. Pra, logjika e Shaqit Fetahut po shndërron shërbyesin fetar në shërbyes partiak. Kështu nuk bën, kështu nuk shkon.
Kjo aventurë e Fetahut duhet të marr fund njëherë e përgjithmonë. Sepse, ky nga pozita e kreut të BFI-së vetëm për besimtarët myslimanë nuk është shqetësuar e kujdesur për gjithçka tjetër. Pra, më për qejfi e ka pasur angazhimin e tij në fushata politike sesa në për shuar zjarret që veçmë janë ndezur në myftini të ndryshme. /Zhurnal.mk