Platforma X (e njohur më parë si Twitter) ka prezantuar një opsion të ri për renditjen e përgjigjeve ndaj postimeve, i cili duhet ta bëjë më të lehtë punën për përdoruesit të shohin komentet që u interesojnë.
Rrjeti social njoftoi se përgjigjet tani mund të renditen sipas më të përshtatshmet, më të fundit ose më të pëlqyerit.
Ndërsa përdoruesi mesatar i X mund të mos marrë qindra përgjigje për postimet e tij, pjesa e përgjigjeve të postimeve në llogaritë me mijëra ose miliona ndjekës mund të jetë kaotike.
Mundësia për të renditur përgjigjet sipas më të fundit ose më të pëlqyerve, mund të jetë e dobishme në situatat e mësipërme.
X nuk tha se si do të vendosë se cilat përgjigje janë më të rëndësishmet, por duket se opsioni për momentin thjesht tregon përgjigjet në mënyrën se si jemi mësuar t’i shohim.
Ky ndryshim në shfaqjen e përgjigjeve ndaj postimeve filloi të mbërrinte te përdoruesit gjatë fundjavës. E morët edhe ju?