Agjencia Zhurnal.mk

Platformat parazgjedhore, Arsovski: Integrimi euroatlantik, premtim kryesor

Shkup, 10 nentor – Edhe pse pesë muaj deri në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, partitë politike kanë nisur të japin sinjalet e para se kah do ta orientojnë fushatën e tyre për të bërë për vete elektoratin. Analisti politik Petar Arsovski platformat që do të përpilohen i analizon në vija etnike të subjekteve politike. Sipas tij integrimi Evropian, pritet të jetë karta kryesore në lojën parazgjedhore tek partitë maqedonase. BDI do të lëvdërohet me anëtarësimin në NATO, ndërkaq do të jetë shënjestër e opozitës shqiptare.    

“VMRO-DPMNE do të shkoj me platformën politike se ata mund të korin rezultat më të mirë se sa LSDM në rrafshin e integrimeve euroatlantike dhe shpresoj se do të zbuten sa i përket çështjes së Marrëveshjes së Prespës dhe marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtarë. Ndërkaq LSDM do të pohojë se ata janë të vetmit që mund të bëjnë përparim në këtë drejtim dhe se rikthimi i VMRO-së në pushtet do të thotë kthim të përvojave të këqija të vjetra nga e kaluara. Sa i përket partive shqiptare mendoj se BDI do të shkojë me moton se ata janë partija më e fuqishme të cilët rekomanduan NATO-n, andaj për këtë meritojnë mandat që të vazhdojnë me reformat, ndërkaq opozita shqiptare do të sulmojë në rend të parë BDI-në”, tha Petar Arsovski , analist politik.  

Gjyqësori i pavarur, shëndetësi, arsim dhe infrastrukturë cilësore pritet të jenë gjithashtu pikat e përbashkëta të partive shqiptare. Por sa premtimet e subjekteve politike janë reale? Analisti Arsovski i klasifikon si dëshira se sa realizim konkret.  

“Në fushatë askush s’mund të thotë se sa premtimet e tyre janë reale. Ne ishim dëshmitarë se premtimi për dhënies së datës për nisjen e bisedimeve u dha edhe nga Unioni Evropian dhe nuk u përmbush. Andaj për momentin s’mund të vlerësojë se sa premtimet janë reale, megjithatë pjesa  më e madhe e tyre janë dëshira se sa premtime”, tha Arsovski.  

Përgjegjësia për mosrealizimin e premtimeve sipas Arsovskit është minimale pasiqë qytetarët nuk janë shumë të përgatitur që të thërasin politikanët në përgjegjësi si pasojë e krizës së vazhdueshme politike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...