Agjencia Zhurnal.mk

Platformë për promovim të zejeve dhe kulturës tradicionale

Shkup, 29 korrik – Zhurnal.mk – Biznesi jo gjithmonë duhet të jetë i motivuar nga fitimi, ai mund të sjellë fitim, por në të njëjtën kohë të ndihmojë popullsinë vendase dhe gjithashtu të promovojë mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe mjedisit jetësor. Me ide të tillë, Jasminka Popovska nga Struga dhe Katerina Vasilevska nga Ohri krijuan platformën “Genuine Experiences”, të dizajnuar për të mbështetur turistët vendas dhe të huaj në njohjen e një oferte më të ndryshme rajonale turistike.

Në platformën e tyre mund të gjeni ofertën e më shumë se 50 zejtarëve vendas, amvisave, sportistëve, profesionistë nga Ohri, Struga, Manastir, Demir Hisari, Dibra, Resnja, Shkupi, por edhe prej Peshkopisë, Matit, Bulqizës, Dibrës Madhe në Shqipëri.

Në atë mënyrë, thonë ata, turistëve u jepet mundësia të njihen me zanatet tradicionale nga rajonet ndërkufitare të Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë, të përjetojnë rajonin në mënyrë krejtësisht të ndryshme nga oferta e zakonshme turistike.


Krijuesit e platformës besojnë se turizmi ka potencial për të ardhura të konsiderueshme në ekonominë lokale, por ai duhet të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, qytetet duhet së pari të jenë “të gjallë” për njerëzit ku jetojnë, dhe më pas të gjejnë forma të turizmit që nuk do të rrezikojnë jetën e përditshme dhe nuk do ta shkatërrojë natyrën

Platforma www.genuinexperiences.com është pjesë e projektit “Përtej kufijve – prezantimi i turizmit të zgjuar dhe ekonomisë së përbashkët”, realizuar me mbështetje financiare të BE-së përmes IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar të Maqedonisë të Veriut dhe Shqipërisë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!