Agjencia Zhurnal.mk

Plenkoviq: Erdhi koha të tregojmë përgjegjësi politike ndaj Maqedonisë së Veriut

Shkup, 9 janar, zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut bëri sakrifica madhore për të siguruar ardhmërinë evropiane dhe vendi meriton për të filluar negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian, deklaroi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq, shteti i të cilit sot edhe zyrtarisht e ndërmori kryesimin me BE-në.

Siç transmetoi korrespondenti i MIA-s nga Zagrebi, Plenkoviq në konferencë të përbashkët për shtyp me kryetarin e Këshillit Evropian, Sharl Mishel, vuri në dukje se Maqedonia e Veriut e ndërroi emrin e saj dhe Kushtetutën dhe se meriton të jetë pjesë e BE-së.

Sipas Plenkoviq, metodologjia e re për negociata me BE, së shpejti do të jetë e gatshme dhe zyrtarisht do të prezantohet në Francë.

Ai theksoi se gjatë takimit të fundit me presidentin francez Emanuel Makron, ka vërejtur tek ai dëshirë për të bërë progres në procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Mishel nga ana e tij deklaroi se nuk është çështja se a duhet zgjerim të BE-së apo jo, por mënyra sesi të bëhet kjo, duke theksuar se pret së shpejti të ketë lëvizje në atë drejtim.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...