PLEQTË

nga D V

Poezi nga: Elpidio Jenco
Përktheu: Maksim Rakipaj

Kundrojnë në heshtje pleqtë perëndimin
ku, kujtim i diellit që u zhyt
lë ende pakëz dritë që regëtin.

Lagështirë, ftohet ajri, pak nga pak,
një shi hiri bie nga lart
pas ditës së vjeshtës dhe botën errëson.

Pleq të krrusur me sytë nga perëndimi.
Ka ende pak diell! duket sikur josh
ndonjë kokë në trungun tënd të lashtë.

Dhe mua një drithërimë më përshkon: më duket
sikur nata hedh hijen si e frikur
mbi ca gjymtyrë ku jeta është duke ikur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More