Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Plevneliev: Të bëhet regjistrimi në Shkup dhe të shohim sa bullgarë ka atje

Zhurnal Ads

Sofje, 30 nëntor, zhurnal.mk – Edhe ish presidenti bullgar, Rosen Plevneliev në analizën e tij për “24çasa” për mardhëniet maqedono-bullgare vlerëson se Maqedonia duhet të heqë dorë nga trashëgimia dhe ideologjia e “diktatorit komunist Tito”, transmeton Zhurnal.

“Drama e madhe e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk është Bullgaria, por së pari trashëgimia dhe ideologjia e diktatorit komunist Tito, e mbështetur nga ndikimi i fuqishëm ruso-serb, dhe e dyta idea për “Shqipërinë e Madhe”, e cila është fiksuar te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. E dyta me të vëretë është problemi i madh dhe ajo mund të zgjidhet vetëm nëse Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë negociojnë dhe bashkohen bashkë në BE”, shkruan Plevneliev.

Siç thotë ai, në këtë plan Shqipëria vecmë ka ndërmarrë hapa konkret- e ka dënuar regjimin komunist, i ka hapur arkivat e shërbimeve sekrete, i ka ndryshuar librat sipas historisë jomanipulative për diktaturën komuniste, ka zbatuar regjistrim dhe ka garantuar ekzistimin dhe të drejtat e minoriteteve të ndryshme, përfshirë edhe të bullgarëve. Në Maqedoni, vërteton ai, Tito dhe Stalin janë prezantuar si heronjë, arkivet mbeten të paprekura njejtë si librat, dhe se në vend nuk është zbatuar regjistrim dhe se vazhdojnë të heqin dorë se ekzistojnë qytetarë me përkatësi etnike bullgare.

“Udhëheqësia në Shkup nuk duhet të pret që Bullgaria të heqë dorë nga historia e saj e pasur nën presion ndërkombëtar. Nuk është plan i mirë kryeministri Zaev të vazhdon të këmbngulë për minoritet maqedonas në Bullgari, sepse ajo asnjëherë nuk ka ekzistuar. Në Shkup janë të brengosur se Bullgaria nuk do ta pranon identitetin e tyre dhe gjuhën. Ajo nuk është e vërtetë”, vërteton ish shefi i shtetit bullgar.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Kasami uron ditën e pavarësisë: Respektimi i realitetit shoqëror ndërton të ardhmen evropiane

Z H

Drejtori Sela vizitoi Agjencinë e Kadastrës së Patundshmërive

E.E.

Ahmeti: Nuk ika nga gazetarët, nxitova për shkak të obligimeve

R ZH

Zaev nga Pusteci: Nuk heqim dorë nga identitetin jonë maqedonas

E.E.

Kërkohet dorëheqja e Grubit: Prishja e sistemit është për shkak të politikanëve të papërgjegjshëm

R ZH

UNIQA SHA — mbështetëse kryesore e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...