“Pllaka në Klepaç nuk është monument i mbrojtur”, MPJ reagon pasi Bullgaria dërgoi notë proteste

Shkup, 3 tetor – Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se pas hetimit të zhvilluar dhe procedurës adekuate nga Drejtoria për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore dhe MPJ, është konstatuar se guri i varrit në fshatin Klepaç të Prilepit nuk bie nën asnjë status të monumenteve të mbrojtura kulturore, por bëhet fjalë për një varr dhe gur varri privat.

Ministria e Jashtme apelon që këtyre akteve personale dhe private t’u mos vendoset theks politik dhe ideologjik mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Kujtojmë se ditë më parë, Ministria e Jashtme e Bullgarisë dërgoi notë proteste deri te Ambasada e Maqedonisë në Sofje, për, siç ishte shkruar, vjedhje të historisë dhe zëvendësim të një përmendoreje në fshatin e Prilepit.

Related posts

Milanoviq: Të mos i vendosen kushte të pamundshme Maqedonisë

D V

Spasovski: Mbi 15 mijë qytetarë nuk mund t’i marrin letërnjoftimet, për shkak të bllokimit të Ligjit në Kuvend

D V

Në Bruksel hapet ekspozita e quajtur “Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt NATO-s”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More