Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Pllana takon ambasadorin e Izraelit në Bullgari, diskutuan për thellim të bashkëpunimit

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje, Ambasador Delfin Pllana u prit në një takim shumë miqësor në rezidencën e tij nga Ambasadori i Izraelit në Bullgari Yoram Elron.

Në takim, ku mori pjesë edhe Këshilltari Agron Smakiqi, u diskutua për zhvillimet e fundit në raportet ndërmjet të dyja vendeve dhe potencialin e madh për të thelluar edhe më shumë këto raporte.

Ambasadori Pllana dhe Elron u pajtuan që e kaluara e ndritshme në raportet mes të dyja vendeve, respekti dhe ndihma e dhënë për komunitetin hebraik në Kosovë gjatë historisë si dhe ndihma Izraelite dhënë për refugjatët Kosovar gjatë luftës në vitin 1999 janë themele të fuqishme të marrëdhënieve shumë premtuese në të ardhmen.

Postime të ngjashme

Për Serbinë udhëheqësit Kosovarë nuk janë të interesuar për dialog dhe kompromis

N E

5 të vdekur dhe 382 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

N E

Albin Kurti javën e ardhshme viziton Brukselin

N E

Vazhdon vaksinimi në Kosovë

N E

Richard Grenell: Nuk kam dëgjuar që dikush në BE apo në SHBA i ka dhënë kredibilitet këtij dokumenti

R Zh

Azem Vllasi e quan të rrëzikshëm pamfletin për ndryshimin e kufijve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...