Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pluhuri i Saharasë “shpërndahet”në Europë

Një shtresë pluhuri nga Saharaja që ka mbuluar pjesë të Evropës Jugore dhe Qendrore, ditët e fundit shkaktoi një rritje të mprehtë të ndotjes së ajrit në të gjithë rajonin, thanë studiuesit të martën.

Sipas Euronews, programi i monitorimit satelitor të Komisionit Evropian Copernicus tha se nivelet e matura të grimcave më të vogla se 10 mikrometra – të ashtuquajturat PM10 – kanë ngritje të mprehtë në qytete të tilla si Barcelona, Lioni dhe Marseja të dielën.

Reja e rërës së imët që fryu në drejtim të veriut nga Algjeria “ngjyrosi” qiellin dhe ishte “përzier” me reshje dëbore të freskëta në Alpe dhe Pirenej, duke lënë shpatet të dukeshin si portokalli.

Këto episode të pluhurit të shkretëtirës zakonisht ndodhin më vonë gjatë vitit, zakonisht në pranverën e Hemisferës Veriore, shpjegoi Copernikus.

Këtë herë, grimcat u transportuan “përgjatë një shtrese të trashë që shtriu sipërfaqen deri në afërsisht 5 kilometra mbi tokë”, shtoi ai.

Postime të ngjashme

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

D V

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

D V

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

D V

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

D V

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

D V

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...