Plumba banesës së bashkëjetueses, shpallet në kërkim 28-vjeçari nga Kukësi

nga D V

Një 28 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Kukësit pasi qëlloi me pistoletë në drejtim të banesës së familjarëve të bashkëjetueses së tij në fshatin Bicaj.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe po punon për kapjen e të riut, teksa në pranga ra dhe babai i tij pasi tentoi të pengojë zbulimin e së vërtetës.

Gjatë kontrollit në banesë policia gjeti armën me të cilën qëlloi 28-vjeçari B. H. (A). si dhe 1 kallëp tritol, 1 armë gjahu, municion dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More