Agjencia Zhurnal.mk

Po gatuhet zgjedhja e Gjinushit në Akademinë e Shkencave, Basha: Asnjë hap pas!

Lulzim Basha ka denoncuar manipulimin e zgjedhjeve që po bëhen në Akademinë e Shkencave, ku po gatuhet zgjedhja e Skënder Gjinushit.

Përmes një reagimi në “Twitter” kryedemokrati deklaron se s’do të ketë asnjë hap pas, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së madhe të opozitës që do të mbahen më 25 maj, për Shqipërinë si gjithë Evropa.

“Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #25Maj”, shkruan Basha.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...