Bota

Po kryeson në garë/ Biden del në konferencë dhe flet si fitimtar: Do punoj fort dhe për ata që s’më kanë votuar

Në një deklaratë për mediat Joe Biden, i cili po kryeson në garën presidenciale, foli i sigurt se do të dalë fitimtar.

“Populli amerikan vërte që demokracia është thelbi i këtij kombi. Edhe përballë pandemisë shumë amerikanë votuan më shumë se herët e tjera. Kjo është e jashtëzakonshme. Nëse kishim ndonjë dyshim nuk duhet të kemi më. Këtu njerëzit janë ato që udhëheqin, ajo rredh nga njerëzit, është vullneti i tye që përcakton kush do të jetë President I Amerikës. Nuk jam këtu për të deklaruar se kam fituar, por jam këtu për të thënë që kur të mbarojë numërimi, do të jemi fitues. Kemi fituar me 20 vota. Në Miçingan jemi në kryesim me 30 mijë vota. Miçingani do e plotësojë numrin e votave së shpejti. Të gjithë votat që numërohen kanë shkuar me postë dhe po fitojmë 75% të votave që janë dërguar me postë në Plasinvani, kemi fituar shumicën e njerëzve amerikanë dhe kjo do të rritet. Vota popullore tregon që do të rritet për ne. 70 milionë vota jam shumë krenar për fushatën tonë. Vetëm tre fushata në të shkuarën më kanë mundur, kur të mbarojë me ndihmën e zotit do të jemi të katërtit.

Ka qenë më e vështirë koha që do të kalojë vendi jonë. Jemi përballur me situata më të vështira, sapo zgjedhjet të mbraojnë koha do të jetë për ne. Ti lemë mbrapa zgjedhjet të ulim temperaturat dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin. Të dëgjojmë njëri-tjetrin me përkujdesje, pë t’u bashkuar si një komb. Nuk jam naiv, e di sa e vështira janë pikëpamjet që ne kemi. Nuk duhet të trajtojmë oponentët tonë si armiq, nuk jemi. Ata që na bashkojnë, janë më të forta se ata që na ndajnë. Presidenca nuk është institucion partizan, por një zyrë e këtij kombi që na përfaqëson të gjithë. Kjo është ajoq ëdo të bëj unë. Unë do të punoj fort si për ato që nuk votuan por edhe votuan. Askush nuk dot të na marrë nga duart fitoren. Ne nuk do të rrimë të heshtur, ne njerëzit nuk do të përçahemi, të heqim dorë, unë kam siguri të plotë që ne do të jemi triumfues. Kjo nuk do të jetë fitorja ime, por e të gjithë popullit. Nuk do të ektë shtete të kuqe dhe blu kur të fitojmë ne, por do të ketë shtet të bashkuar”, tha Biden.

Postime të ngjashme

Lukashenko u thotë protestuesve se do u pres duart

T E

Ulja e dioksidit të karbonit: BE dakord për një transport më efikas

T E

Mijëra bjellorusë në rrugë për shkak të vdekjes së një aktivisti

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...