Po përballej me probleme shëndetësore, ndahet nga jeta ish-kryebashkiaku i Selanikut

nga Xh M

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Selanikut, Giannis Boutaris.

Mbrëmjen e së shtunës është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare ish-kryetari i Bashkisë së Selanikut, Giannis Boutaris, i cili kohët e fundit përballej me probleme shëndetësore.

Ai ishte kryetari i 60-të i bashkisë së Selanikut, duke qënë në krye të saj nga 1 janari 2011 deri më 31 gusht 2019, pasi fitoi dy herë radhazi mandatin, në një moment të vështirë në kulmin e krizës ekonomike greke.

Politikani radikal, biznesmeni vizionar, pionieri i shoqërisë civile, Giannis Boutaris, u adhurua nga shumë njerëz , por edhe u sulmua nga shumë të tjerë për idetë e tij përparimtare.

Ai ishte padyshim një personalitet ikonë jo vetëm për Selanikun por për të gjithë Greqinë.

Duke vazhduar traditën e gjatë të familjes së tij në fushën e prodhimit të verës, Boutaris nuk shikonte vetëm interesat e biznesit të tij, por kontribuoi në ngritjen e të gjithë industrisë greke të verës.

Gjatë gjithë jetës së tij, biznesmeni Boutaris ka qenë njëkohësisht qytetar aktiv. Ndihmoi në përpjekjet për themelimin e Muzeut Maqedonas të Artit Bashkëkohor, financuesi kryesor i ekipit të basketbollit Aris të Selanikut, themelues i organizatës joqeveritare Arktouros për mbrojtjen e ariut. “

Gjithmonë njerëzor, ai foli hapur për luftën e tij personale me varësinë ndaj alkoolit, duke kërkuar mbështetjen e shtetit dhe mirëkuptimin e shoqërisë për të varurit nga droga.

Ai punoi me pasion për të mbështetur zhvillimin turistik të Selanikut duke hapur «kufijtë» si për turistët turq që tashmë vijnë me mijëra të shohin shtëpinë muze të Qemal Ataturkut, ashtu edhe për qytetarët e Maqedonisës së Veriut , pa u firmosur ende Marrë[veshja e Prespës. Për këto pikëpamje dhe veprime u përball me stereotipe dhe paragjykime, madje u sulmua në mënyrë brutale nga persona të ekstremit të djathtë.

Nuk ngurroi madje edhe në kohën kur neonazistët e Agimit të Artë ishin parti parlamentare të binjakëzonte Selanikun me Durrësin dhe ti vinte emrin e këtij qyteti një sheshi të vogël përballë stacionit të trenit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Selanik në atë kohë , Riza Poda ka ndihmuar në miqësinë shqiptaro greke duke përmendur edhe origjinën e tij vllahe nga Voskopoja.

Gjithashtu ai punoi fuqishëm për të ruajtur kujtimin e hebrenjve të Selanikut që humbën jetën në Holokaust, ndërsa gjatë ditëve të tij në bashki u mbajt parada e parë e homoseksualëve në Selanik.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More