Agjencia Zhurnal.mk

Po përgatiten ndërrimet e kryeshefave në MPB, ja kush do të drejtojë SPB-në e Tetovës

Tetovë, 9 janar – Ligji për Qeverinë i lejon ministrit për punë të brendshme të realizojë maksimum 15 ndërrimeve në pozitat drejtuese, si dhe një numër rirreshtimesh horizontale..

Deri në fund të javës, Ministri për punë të brendshme Nake Çulev do të ushtrojë të drejtën e tij sipas nenit 44 të Ligjit për Qeverinë, i cili i lejon atij “të realizojë deri në 15 shkarkime ose rirreshtime, në pozicione më të ulëta ose më të larta të bartësve të pozicioneve drejtuesve të lartë në ministri, në përputhje me ligjin”.

Është pothuajse e sigurt që kryeshefa të rinj do të ketë në tetë sektorët punëve të brendshme në vend (Shkup, Kumanovë, Tetovë, Ohër, Manastir, Shtip, Veles, Strumicë), si dhe në Departamentin për luftë kundër krimit të organizuar dhe të rëndë, Departamentin për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale dhe të njësisë së re të policisë për intervenime …

Sipas të njëjtit nen të Ligjit, përveç këtyre ndërrimeve, “ministri i punëve të brendshme mund të bëjë edhe rirreshtime horizontale të punonjësve me propozimin e tij deri në 10% të numrit të rirreshtimeve horizontale të bazuara në mesataren e këtyre rirreshtimeve në vitin 2013 dhe 2014”.

Është pothuajse e sigurt që kryeshefa të rinj do të ketë në tetë sektorët punëve të brendshme në vend, si dhe në departamentet për luftë kundër krimit të organizuar dhe për kontroll të brendshëm

Çulev: Ekziston lidhje midis strukturave policore dhe atyre kriminale

Menjëherë pas emërimit të tij si ministër, Çulev në një intervistë për “Alfa TV” shpalosi një sërë dyshimesh për lidhje midis strukturave kriminale dhe atyre policore.

“Në komunitetin e inteligjencës, pjesë e së cilës jam unë, një kohë të gjatë qarkullojnë informacione që një pjesë e menaxhmentit të lartë të MPB-së, i angazhuar në policinë kriminale, është në lidhje drejtpërdrejt me strukturat kriminale. Me këtë rast, ekzistojnë informacione jozyrtare se ekziston një tarifë për mbajtjen e kallëzimeve penale në sirtar, shkatërrim të mjeteve për kryerjen e veprave penale, ose kualifikim të veprave më të rënda penale si vepra më të lehta. Ekzistojnë gjithashtu informacione që disa nga këto struktura, të emëruara nga Ministri Oliver Spasovski, janë edhe vetë të përfshirë direkt në veprimtari kriminale, ashtu që gjenden në listë për pagesa të strukturave kriminale, me një tarifë fikse mujore, për të lëshuar informacione për masa operative teknike dhe masa hetimore speciale (HS) ndaj anëtarëve të strukturave kriminale.

Çulev dyshon për lidhje midis strukturave kriminale dhe atyre të policisë

Përveç kësaj, të lëshojnë informacione kur ministri i punëve të brendshme planifikon veprimtari specifike operative për arrestimin ose ndalimin e tyre”, deklaroi Çulev.

Ai njoftoi se menjëherë do të kërkojë nga Departamenti për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale në MPB që të përpunojë të gjitha raportet ose informacionet për përfshirjen e anëtarëve të MPB-së në aktivitete kriminale. Ai theksoi se ata do të mënjanohen nga Ministria si të padenjë për të kryer shërbimin policor, pasi që i shkaktojnë dëme të mëdha nderit dhe reputacionit të atyre anëtarëve të MPB-së që e kryejnë punën e tyre në mënyrë profesionale dhe të ndershme.

Riad Aliu nga fshati Pallaticë, pritet të caktohet për Kryeshef të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë.

Aliu është aktualisht i punësuar në SPB’në e Tetovës, ndërsa në pozitën e kryeshefit pritet të caktohet në ditët e ardhshme nga Ministri Teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev.

Më parë ka qënë inspektor, por së fundmi është ulur në pozicionin e policit. Aktualisht pozitën e Kryeshefit në SPB – Tetovë e ushtron kuadër i caktuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ndërsa me ndryshimet e reja që i bën ministri i VMRO – DPMNE’së, ky pozicion i merret partisë së Ahmetit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...