Agjencia Zhurnal.mk

Po përgatitet ambulantë e montuar shtesë afër Pulmologjisë për valën e re në vjeshtë

Shkup, 7 korrik – Zhurnal.mk – Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe informoi se sistemi shëndetësor tani më po përgatitet për valën e re të Covid 19 në vjeshtë, dhe tani po organizohet sistemi i rotacioneve të kuadirt dhe kapaciteteve të spitalit, informon Zhurnal.

Ai njoftoi se tërësisht ka përfunduar instalimi i gypave qendrore të oksigjenit në spitalin e montuar modular e cila ka kapacitet për 72 shtretër dhe në të cilën planifikohet të punojë ekip nga Instituti për Tuberkulozë, si dhe ka përfunduar procedura për ambulantë e re modulare e cila do të gjendet në afërsi të Klinikës së Pulmologjisë.

“Spitali i montuar tani është i përgatitur për të pranuar pacientë. Nuk ka nevojë të sillen shishe të oksigjenit. Ka përfunduar dhe procedura për një lloj të tillë të njejtë të ambulantës modulare dhe kapacitet eventual të vendosjes afër Klinikës së Pulmologjisë me qëllim të bëhet edhe një qendër për përkujdesje të pacientëve për periudhën e ardhshme, në afërsi të klinikës ku ka ekspertizë lidhur me sëmundjet e mushkërive. Vendosja e ambulantës së re të montuar do të jetë me qëllim ata pacientë të cilët kanë simptomatologji të mushkërive tërësisht të ndahen nga të gjithë pacientët e tjerë. Kjo është e rëndësishme për periudhën në vijim, dhe vijnë muajt e vjeshtës, ku numri i pacientëve me sëmundje të mushkërive ndjeshëm do të rritet”, tha ministri Filipçe.

Sipas të gjitha analizave dhe parashikimeve, ai potencoi se ngelet edhe më tej mendimi se në vjeshtë virusi edhe më fuqishëm do të shpërndahet dhe njerëzit nuk do të mund të lëvizin lirshëm por do të qëndrojnë në hapësira të mbyllura.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!