Agjencia Zhurnal.mk

Po përgatitet raport për marrjen në pyetje të Den Donçevit, do t’i parashtrohet Prokurorisë Themelore

Shkup, 29 qershor, zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev në konferencë për shtyp kumtoi se për momentin po përgatitet shkresa adekuate zyrtare, përkatësisht raporti për Den Donçevin i cili gjatë ditës së sotme apo të nesërme do t’i parashtrohet Prokurorisë themelore publike.

I pyetur nëse është gati raporti nga marrja në pyetje e Den Donçevit dhe kur do t’i dërgohet Prokurorisë, Çulev e sqaroi procedurën.

“Edhe Den Donçevi si funksionar, në bazë të thirrjes nga Prokuroria publike drejtuar Drejtorisë për polici financiare dhe ministrit të Punëve të Brendshme, ne vepruam. Den Donçevi u thirr si ish-funksionar në Qeveri. U krye bisedë me të, me qëllim të marrjes së të dhënave lidhur xhirimet e publikuara n[ë të cilat shihet se si ai merr mjete financiare. Kolegët nga Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe serioz kryen bisedë në kohëzgjatje prej rreth 40 minutave”, tha Çulev.

Donçev, siç tha, ishte i shoqëruar edhe nga avokati.

Ministri Çulev tha se presin udhëzime shtesë nga Prokuroria. Paralajmëroi, nëse ka nevojë, MPB do të veprojë edhe në raste të tjera të xhirimeve të publikuara nëse, siç tha, vlerësojnë kolegët se ekzistojnë elemente për të cilat pjesëmarrësit në ngjarje të mundshme duhet të thirren në bisedë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!