Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Po raportonte drejtpërdrejtë, gazetares ruse ia rrëmben qeni mikrofonin – ajo i vihet pas për t’ia marrë

Një qen sulmoi gazetaren ruse gjatë raportimit të drejtpërdrejtë, duke ia rrëmbyer mikrofonin nga dora.

Incidenti ka ndodhur më korrespondenten e “MIR 24”, Nadezhda Serezhkina, e cila po bëhej gati që opinionit t’ia kumtoj lajmin për motin që do të merr në ditët në vazhdim, transmeton Telegrafi.

Ajo sapo kishte filluar të flet duke treguar nëse duhet futur nëpër dollapë rrobat e trasha, kur befasisht një qen vrapon në drejtim të saj.

E duket se qenit ia kishte tërhequr vëmendjen ngjyra e mikrofonit. Një veprim i papritur jo vetëm për gazetaren por edhe tërë ekipin, kështu qeni ia rrëmbeu mikrofonin nga dora dhe u largua me shpejtësi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, gazetarja i vihet pas qenit – e gazetarja që ishte në studio vazhdon me tema tjera duke e ditur se transmetimi i drejtpërdrejtë dështoi.

Megjithatë disa momente më vonë lajmërohet sërish korrespondentja – por kësaj radhe së bashku me qenin dhe në fokus është mikrofoni me vrima që i ka bërë qeni kur e ka kafshuar.

Postime të ngjashme

Të gjitha detajet që duhet të dini para se të provoni BOTOX për herë të parë

Lea Muslija

A e uli pandemia numrin e atakëve të zemrës me 30% në vitin 2020?

Lea Muslija

Këto katër gjëra nga kuzhina janë zëvendësim i shkëlqyeshëm, nëse nuk keni detergjent rrobash

Dafina Vidishiqi

Thënia “besoni instinktit” është një mit

Dafina Vidishiqi

Harresa, përse ndodh?

Dafina Vidishiqi

Porsi skenë e ndonjë përralle – Shtëpiza parajse në xhungël të Kostarikës

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...