Agjencia Zhurnal.mk

Po shkëlqen në Serie A me Lazion, Ancelotti e do Immobilen te Evertoni

Carlo Ancelotti e dëshiron sulmuesin italian, Ciro Immobile, në Ligën Premier te ekipi që ai drejton, Evertoni.

Immobile është njëri nga lojtarët kryesor në botë për momentin, pasi ka eklipsuar të gjithë me golat e shënuar këtë sezon.

Sulmuesi italian ka shënuar 34 gola deri më tani këtë sezon në Serie A dhe është rrugës për të fituar Këpucën e Artë, pasi ka edhe dy ndeshje për të luajtur.

Forma e tij e mirë dhe golat e shumtë të shënuar kanë bërë që Immobile të kthehet në një objektiv për klubet evropiane, në veçanti ato angleze.

Sipas mediumit 90min, Ancelotti ka kërkuar që Evertoni t’i kthehet tregut të transferimeve dhe e ka bërë sulmuesin e Lazios, Immobile, objektivin kryesor.

Ancelotti thuhet se beson se puna e rindërtimit të ekipit është më e madhe se sa ai mendoi së pari dhe klubi duhet të shpenzojë, nëse ai do të mbetet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!