Po udhëtonte nga SHBA në Kinë, piloti harron pasaportën – detyrohet të rikthehet nga ishte nisur me aeroplanin me 257 pasagjerë

nga D. V.

Një aeroplan i aviokompanisë United Airlines që po fluturonte nga Los Angeles drejt Shangait të Kinës, është dashur të rikthehet nga ishte nisur, pasi njëri nga pilotët mësoi se kishte harruar pasaportën, thuhet në kumtesën e kësaj aviokompanie.

Bëhet fjalë për një Boeing 787 që po udhëtonte nga LAX me 257 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit, që ishte nisur drejt Oqeanit Paqësor dhe për destinacion kishte qytetin më të madh kinez.

Dy orë e gjysmë më vonë, aeroplani është rikthyer nga ishte nisur.

“Piloti nuk kishte pasaportën me vete. Kemi angazhuar pilot tjerë që të dërgojë pasagjerët në destinacion”, u tha në një kumtesë të aviokompanisë.

Ky fluturim u realizuar me gjashtë orë vonesë, kjo për shkak të pakujdesisë së pilotit që kishte harruar pasaportën dhe u detyrua të rikthehet nga ishte nisur.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More