Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Po ulet numri i grave me formë të rëndë të kancerit në grykë

Shkup, 27 janar – Muaji janar është muaj që i kushtohet luftës kundër kancerit në grykën e mitrës, ndërkaq në pajtim me të dhënat e Institutit për shëndet publik në vendin tonë në nivel vjetor nga ky lloj i kancerit sëmuren rreth 150 gra, apo 15 në 100.000 gra. Sipas të dhënave nga Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë, në këtë Klinikë në vitin 2019 janë trajtuar 111 raste me karcinom në grykën e mitrës, përderisa në vitin 2020 numri është rritur dhe paraqet gjithsej 140 raste, informon Ministria e Shëndetësisë.

Çdo vit, Ministria e Shëndetësisë përgatitë Program të posaçëm për detektim të hershëm të sëmundjeve malinje, ku është paraparë zbatimi i skriningut pa pagesë për zbulim të hershëm të kancerit në grykën e miters, me çka në periudhë prej tre viteve janë përfshirë gra në moshën prej 24 deri 61 vjeç, përkatësisht grup-moshat në vijim: 24-35 vjeç, 36-45 vjeç dhe 46-61 vjeç.

“Në kuadër të skriningut të organizuar në vit dërgohen mesatarisht rreth 53.000 ftesa, ndërsa përqindja e grave të cilat kanë pranuar ftesë është rreth 88,3%. Prej tyre, rreth 60 për qind e grave testohen me PAP test apo mesatarisht bëhen nga 24.000 PAP teste, me ç ‘rast zbulohen strisho me rreth dhjetë për qind abnormalitete epitele qelizore në gjithsej strisho citologjike të analizuara apo mesatarisht nga 2.400 strisho në vit janë me rezultate positive”, kumtoi Ministria.

Në tre tremujorët e pare të vitit të kaluar janë dërguar rreth 12.000 ftesa nga ana e gjinekologëve të cilët janë të përfshirë në Program, ndërkaq janë bërë 9.000 PAP teste, me ç’rast janë zbuluar rreth 900 strisho me abnormalitete të caktuara qelizore, që gjithashtu paraqet 10 për qind të numrit të përgjithshëm të strishove të analizuara citologjike.

Sipas të dhënave, numri i grave me formë të rëndë të karcinomit, siç është karcinomi pllakëzor invaziv, është gjithnjë e më i vogël.

Në vitin 2019, Ministria e modernizoi Kalendarin për imunizim me sigurim të HPV vaksinë katërvalentëshe, me të cilën u zëvendësuar vaksina dyvalentëshe e shfrytëzuar deri më atëherë. HPV vaksina mbron nga katër lloje të rrezikshme të human papilloma virusit. Krahas intervenimit nga lezionet paramalinje gjenitale, lezione anale paramalinje, kancere në grykën e mitrës dhe kancere anale, plotësisht parandalon edhe lytha gjenitale.

Nga Ministria shtojnë se mu në vitin 2019 është rritur përfshirja me vaksinim me vaksinën HPV në krahasim me vitet e kaluara. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zaev do ta teston votëbesimin e Qeverisë në Kuvend

R Zh

VMRO-DPMNE parashtroi Propozim ligj për ndërprerje të validitetit të ligjit për regjistrim

R Zh

Alternativa për nënshtetësinë: Zaev ka humbur rrugën në oborr

Z H

Gafa e Osmanit / Në regjistrim ka grafë “bullgarë”!

R Zh

Avokati i Popullit do ta monitorojë në mënyrë aktive procesin e kryerjes së Regjistrimit

Z H

Ministri Hoxha pret ndryshimet ligjore për blerje të duhanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...