Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Po ulet numri i rasteve aktive me Kovid-19 në vend

Shkup, 8 janar – Zhurnal.mk – Numri i rasteve aktive me Kovid-19 në shtet po shënon ulje. Dje, numri i tyre i përgjithshëm ishte 16704, prej të cilëve 10231 janë në Shkup, ndërsa pardje – 16964 prej të cilëve 10322 nga Shkupi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 166 raste të reja me Kovid-19, kanë vdekur 10 pacientë, ndërsa janë shëruar 416 pacientë.

Në repartet infektive të vendit po mjekohen gjithsej 883 pacientë pozitivë dhe të dyshuar me koronavirus, prej të cilëve 379 janë në Shkup. Ka rreth 450 shtretër të lirë spitalorë në kovid-qendra.

Masat për mbrojtje nga Kovid-19 të cilat përfshijnë mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe evitim të grupimeve edhe më tej janë të detyrueshme. Sipas të dhënave të djeshme të MPB-së, 390 persona janë dënuar për shkak të mosmbajtjes së maskës mbrojtëse.

Postime të ngjashme

Opozita kritikon Bujar Osmanin për diplomacinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut

R Zh

Reklamat e qeverisë vënë në pikëpyetje lirinë e shprehjes

R Zh

Prof.dr. Vetoni Latifi sjell librin e tij më të ri mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare

R Zh

Në kërkim të pronarëve të vërtetë të kompanive

T E

Zhurnal mëson / Anketës së Grubit dhe Osmanit e shpalosur në mbledhjen e fundit të kryesisë së BDI-së si në kohën e Enver Hoxhës, diktatorit! Pakënaqësia vazhdon…

R Zh

10 të vdekur, 333 raste të reja dhe 268 të shëruar nga Covid 19

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...