Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Po ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer”, por naftëtarët e Ballshit nuk heqin dorë nga kërkesat

Naftëtarët e Ballshit janë sot në ditën e katërt të protestës, me shëndet që sa vjen dhe përkeqësohet, por të vendosur të mos bëjnë hapa mbas, pasi për ta nuk ka rrugë tjetër. Ato u shprehën se kanë dhimbje koke, këputje, lodhje fizike e se po ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer.

Në nisje të grevës ishin vetëm 10 naftëtarë, mirëpo një prej tyre u detyrua të largohej ditën e djeshme pasi nuk ndihej mirë. Gjendja shëndetësore e naftëtarëve të tjerë sa vjen dhe rëndohet. Këtë e kanë treguar vetë naftëtarët për mediat ku shprehen se kanë dhimbje koke, këputje, lodhje fizike e se po ushqehen vetëm me ujë dhe sheqer.

Kreu i sindikatës, Sokol Dautaj është shprehur se ata kanë hyrë në grevë për të vdekur dhe jo për tu mjekuar. Ndërkohë, për gjendjen e tyre shëndetësore nuk ka pasur asnjë reagim nga spitalet dhe qendrat e kujdesit.

Mandje një prej naftëtarëve ka treguar se i merret fryma dhe ndjen dhimbje të gjunjëve dhe këmbëve.

“Sa vjen dhe rëndohem. Më merret fryma në gjoks, ndjej një si helm, dhimbje të këmbëve, gjunjëve, ja shtrirë. Derisa të vdesim këtu jemi. Çfarë do bëj në shtëpi unë? S’kam ti çoj bukë kalamajve. S’ka tjetër rrugë. I kam humbur shpresat.”, u shpreh.

Naftëtarët prej disa muajsh protestonin për të marrë pagat e tyre, por zëri i tyre nuk është dëgjuar dhe kështu morën aktin ekstrem. Pas mbylljes së rafinerisë që administrohet nga “Tosk Energji”, janë më shumë se 800 punëtorë që kanë mbetur pa punë. Disa ditë më parë ata protestuan edhe para ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe kërkuan takim me ministren Balluku, por kjo e fundit nuk i priti në zyrë.

Postime të ngjashme

Presidenti Meta në Ditën Botërore të Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut: Ju ftoj të gjithëve të mposhtim frikën apo indiferencën dhe të ndërtojmë solidaritetin

Bekim Laçi

Covid-19, mbërrijnë 20 mijë doza AstraZeneca, të dhuruara nga Greqia

Bekim Laçi

Balla: Koha kur politika kishte kompetenca në emërimet në drejtësi ka përfunduar

Bekim Laçi

Komisioni Zgjedhor i PD shpall zyrtarisht rezultatet: Lulzim Basha fitues, ja si u ndanë votat mes 4 kandidatëve

Bekim Laçi

Protesta e maturantëve në Fier, drejtoresha e Arsimit iu bën moral: Këto janë brezat që ne po edukojmë?

Bekim Laçi

Pas Greqisë dhe Italia i mbyll ‘dyert’ shqiptarëve, shtyhen kufizimet deri më 30 Korrik

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...