Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Po zhvillon anketë zgjedhore? Prezenca e OSBE-së në Shqipëri sqaron të vërtetën

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me organizatën OKSE, e cila po zhvillon anketa dhe studime.

Këtu ka hedhur poshtë zërat që pretendojnë se e bën këtë për Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Me anë të një njoftimi, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri sqaron se nuk ka lidhje me OKSE-n dhe me asnjë anketues tjetër në Shqipëri.

“OSBE-ja nuk është dhe nuk do të jetë e përfshirë në sondazhe zgjedhore, dhe ajo distancohet plotësisht nga kjo organizatë dhe veprimet e saj.

Ne kemi vënë në dijeni autoritetet përkatëse lidhur me çështjen dhe rezervojmë të drejtën të ndjekim veprime ligjore kundër përdorimit të paautorizuar të emrit apo logos së OSBE-së. Me këtë rast, informojmë se emri i OSBE-së, emblema e saj dhe logo të tjera, që janë pronë ekskluzive e OSBE-së, mbrohen nga Neni 6 i “Konventës së Parisit për mbrojtjen e pronësisë industriale” dhe nuk mund të kopjohen, të riprodhohen, të shfaqen apo të përdoren pa lejen paraprake me shkrim të OSBE-së”, thuhet në njoftim.

Postime të ngjashme

Shqipëri, 21 të vdekur e 777 të infektuar

T E

Ethet e listës së PS në zgjedhje/ Tre deputetë deklarojnë tërheqjen, për t’i hapur rrugën më të rinjve

T E

Senatori amerikan nderon imamin shqiptar në Nju Jork

T E

Covid shuan familjen Cara, ndërron jetën babai, nëna dhe djali i vetëm

T E

Kush është studentja 22 -vjeçare që vdiq nga Covid 19

T E

Di Maio: Vendet skeptike të hedhin poshtë paragjykimet, duhet të nisë procesi i zgjerimit me Ballkanin

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...