Trajneri i Paris Saint-Germain, Maurizio Pochettino është shprehur i kënaqur me fitoren e mbrëmshme ndaj Brest, e cila ishte e para që nda emërimi i tij në postin e trajnerit.
Paris Saint-Germain regjistroi paraqitje të mirë ndaj Brest, të cilët i mposhtën me rezultat 3-0 në “Parc des Princes” të shtunën mbrëma, transmeton lajmi.net.
Kjo ishte fitorja e parë për Maurizio Pochettino si trajner i klubit. Ai u shpreh i kënaqur me fitoren por u shpreh se më e mira ende nuk ka ardhur.
“Ndihem mirë, fitorja e parë në Paris, i kënaqur dhe i lumtur. Duhet të përmirësohemi, por i kënaqur sepse është vetëm ndeshja e dytë, jam optimist për të ardhmen”, tha ai.
“Skuadrës i duhen të gjithë lojtarët, disa janë duke u rikuperuar dhe mezi i presim, ne jemi një ekip, kështu që kur të jemi komplet atëherë do të jemi më të fortë”, tha argjentinasi.
“Jam i kënaqur që lojtarë të ndryshëm dhanë kontributin nga banka rezervë dhe ndihmuan skuadrën të regjistrojë paraqitje të mirë, siç ishte, Icardi dhe Kurzawa”, përfundoi Maurizio Pochettino