Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë Kronika

Podujevë: Plagos dy persona dhe gjuan në drejtim të njësisë speciale dhe arratiset

Një person ka plagosur me armë zjarri dy të tjerë me gjatë ditës së djeshme në Podujevë, njofton Insajderi.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e tyre 24-orësh, ku tutje thuhet se njësia policore në rroba civile e cila ka qenë në detyrë gjatë patrullimit e ka vërejtur personin e dyshuar duke ikur dhe te njëjtit i ka dhënë urdhra që të ndalet, mirëpo i dyshuari ka ikur dhe gjatë ikjes ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë të cilët po ashtu iu kanë përgjigjur me zjarr.

Nga ky shkëmbim zjarri nuk ka pasur të lënduar. Ndërsa, viktimat  janë trajtuar në QKMF Podujevë dhe pastaj janë përcjell në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja te armës ku dyshohet se njëra gëzhojë është e armës të cilën e ka shkrepur i dyshuari i lartcekur, ndërsa gëzhoja tjetër dyshohet se është e  armës zyrtare të cilën e ka shkrepur zyrtari policor.

Njësitë policore janë në kërkim të dyshuarit i cili është i njohur edhe për vepra të tjera penale.

Postime të ngjashme

Kosova përkujton Epopenë e UÇK-së pa ish-komandantët që janë në Hagë

S.B.

Kategorizimi i ri i komunave, 14 në zonën e kuqe

S.B.

Partitë pa qëndrim për zgjedhjen e presidentit

S.B.

Deçan, arrestohen shtatë persona dhe konfiskohen tetë armë pa leje

S.B.

Arrestimi i 8 zyrtarëve, Mehmeti: Jemi të përkushtuar për zbatim të ligjit dhe integritet të Policisë

S.B.

Prokurori i Shtetit për arrestimet e zyrtarëve policorë thotë se hetimet kanë filluar që një vit

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...