Poem Blu sapo tha fjalën e parë!

Vogëlushja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës u bë “VIP” ende pa ardhur në jetë. Të gjithë flisnin për shtatzëninë e Sarës dhe për faktin që ajo dhe Ledri do të bëheshin prindër për herë të parë.

 

Madje, sapo lindi, e vogla e cila mori emrin më të veçantë, Poem Blu, u bë me një llogari personale në Instagram.

Tashmë, ajo numëron mijëra ndjekës në llogarinë e saj, ku prindërit i ndajnë pozat më të lezetshme. Jo vetëm prindërit, por thuajse çdokush që e takon publikon ndonjë shkrepje me të voglën.

Poem po rritet dita ditës dhe duket se tashmë ka thënë edhe fjalën e saj të parë. Po vrisni mendjen cila është ajo?

Epo, duhet të dini që babi Ledri ndihet shumë krenar sepse Poem thërriti “baba”. Kështu tregon edhe video e publikuar në llogarinë e saj në Instagram.

Related posts

Lorik Cana fshin shtëpinë cep më cep dhe komenti i gruas së tij do ju bëjë të qeshni me të madhe

D V

Zendaya vjen me një tjetër veshje mahnitëse gjatë premierës së filmit “Dune” në Paris

D V

Xhensila vjen joshëse me fustanin me ngjyrë të kuqe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More