Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

Poetja Luljeta Lleshanaku nominohet për Çmimin Letrar “Poeti Europian i Lirisë 2022”

Poetja Luljeta Lleshanaku nominohet për Çmimin letrar “Poeti Europian i Lirisë 2022”, organizuar nga Qyteti Gdansk, Poloni, shkruan Gazeta Metro.


Çmimi synon të nderojë dhe të promovojë fenomenet në poezi që trajtojnë një nga temat më thelbësore për lexuesin bashkëkohor – lirinë – dhe, njëkohësisht, karakterizohen nga vlera të jashtëzakonshme artistike. Çmimi mund t’i jepet vetëm një shkrimtari të gjallë nga Europa.
Poezitë e Lleshanakut janë përkthyer nga shqipja në polonisht nga përkthyesja e mirënjohur Dorota Horodynska.

Rezultatet e konkursit do të shpallen në pranverën e vitit 2022, gjatë Festivalit të Poetit Europian të Lirisë, organizuar në Gdańsk. Laureati i Çmimit Poeti Europian i Lirisë do të marrë një statujë dhe një shpërblim prej 100,000 zlloti polake. Përkthyesi i poetit fitues do të marrë gjithashtu një statujë dhe një shpërblim prej 20,000 zlloti polake.

Juria e Çmimit

Në përbërje të jurisë do të jetë edhe nobelistja polake Olga Tokarczuk.

Juria e Çmimit të Poetit Europian të Lirisë do të përbëhet nga Krzysztof Czyżewski (kryetari i jurisë), Paweł Huelle, Zbigniew Mikołejko, Stanisław Rosiek, Anda Rottenberg, Beata Stasińska and Olga Tokarczuk.

Sekretari i Çmimit do të jetë Andrzej S. Jagodziński. / GazetaMetro

Postime të ngjashme

Nis hartimi i “Historisë së shqiptarëve”/ Paskal Milo: Mid’hat Frashëri, bashkëpunim me Zervën gjatë luftës

S.B.

Polifonia që tërheq turistë/ Gjirokastër, në verë priten më shumë festivale

S.B.

Regjisori Pirro Milkani flet për njohjen 50-vjeçare me aktorin Radoja: Si e mora në filmin e parë

S.B.

Grupi i 21 aktorëve bojkoton e kërkon anulim të konkursit të “Dodonës”

S.B.

Filmi “Zgjoi” arrin marrëveshje me distributorë të mëdhenj botëror

S.B.

Meta: Lavdi dhe mirënjohje ndaj Dëshmorëve të Atdheut

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...