Agjencia Zhurnal.mk

Pogaçe me miell misri

Përbërësit

400 gr miell misri

200 gr miell të bardhë

50 ml vaj

100 ml ujë

400 ml kos

200 ml qumësht

1 lugëz kripë

1 lugëz sheqer

1 pluhur pjekurinash

Udhëzimet

Hapi 1

Të dy llojet e miellit bëjini bashkë e shtojuni pluhurin për pjekurina dhe kripën.

Hapi 2

Ujin bashkojeni me sheqer, shtoni vajin dhe të gjitha këto hidhini tek mielli. Shtoni edhe jogurtin dhe qumështin.

Hapi 3

Miksojini mirë të gjitha me tel kuzhine. Brumi do të duket relativisht I hollë, por në fund mblidheni duke shtuar miell të bardhë derisa të formoni një topth brumi.

Hapi 4

Tepsinë ku do të piqet buka lyjeni me vaj dhe spërkateni me miell.

Hapi 5

Topthin e brumit rrafshojeni me duar, lyjeni me pak vaj dhe shpojeni me pirun ose priteni lehtas me majën e thikës.

Hapi 6

Lëreni të pushojë për 15 minuta derisa të ngrohet furra në 220 gradë.

Hapi 7

Piqeni për 45 minuta.Ju bëftë mirë./meshije.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...