Agjencia Zhurnal.mk
Kuzhina

Pogaçe turke e mbushur me djathë: Aromë e cila zbukuron çdo mëngjes!

Një kafjall i mrekullueshëm dhe i shijshëm për gjithë familjen

Përbërësit:

– 2 lugë të vogla sheqer;
– 10 g tharmë të thatë;
– 200 g miell të bardhë;
– 100 g miell integral;
– një lugë e vogël kripë;
– 30 ml vaj;
– 1 vezë;
– 200 ml qumësht të ngrohtë;
– 100 g kaçkavall;
– 100 g djathë;
– 1 të verdhë të vezës.

Përgatitja:

Ngjisheni brumin nga mielli, qumështi i ngrohtë, tharmi i thatë, kripa, vaji dhe një vezë. Lëreni një orë të qëndrojë.

Zhvendoseni dhe lëreni edhe gjysmë ore.

Grini në rende kaçkavallin, përzieni me djathin e bardhë.

Nga gjysma e djathit bëni një top. Brumin formojeni në rreth me perimetër 15 cm, shtoni topin e djathit në mes, shtypeni brumin dhe formojeni sërish një rreth.

Lyeni me të verdhët e vezës, shtoni sipër djathin e mbetur.

Piqeni 25 minuta në 180 gradë Celsius.

Ju bëftë mirë!

Postime të ngjashme

Byrek me patatet e reja të verës

D V

Makarona Penne me salsiçe të freskët dhe rukola

D V

Role me mollë dhe kanellë

D V

Tartë me pjeshka dhe boronica

D V

Niseni javën me të ëmbla, kek me kafe dhe arra

D V

Speca të shijshme në tigan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...