Pogba është gati të nënshkruajë kontratë të re me Man Utd

Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba thuhet se tani është i gatshëm të nënshkruajë një kontratë të re me klubin nga Old Trafford.

 

Sipas gazetës L’Equipe, ndërsa marrëveshja e tij aktuale po skadon, Pogba do të donte një marrëveshje të re afatgjatë që pa dyshim do ta bënte atë një nga lojtarët më të paguar në Ligën Premier.

Ardhja e Cristiano Ronaldos, Raphael Varanes dhe Jadon Sanchos gjatë verës për të forcuar skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer është një faktor kyç në vendimin e Pogbas për të vazhduar.

Po ashtu fakti që Pogba e ka filluar sezonin shkëlqyeshëm dhe po luan një rol kyç në ekipin anglez, qoftë në mesfushën qendrore apo në të majtë të sulmit.

Francezi ka regjistruar shtatë asistime në nëntë ndeshje deri më tani, duke treguar formë të lartë krijuese, e cila mungonte në vazhdimësi.

Pogba asistoi katër nga pesë golat e Unitedit kundër Leeds Unitedit në ndeshjen e javës së parë të sezonit në Ligën Premier dhe regjistroi asistime të mëtejshme kundër Southampton dhe Neëcastle.

Related posts

Asnjëherë mos u ngatërroni me Zlatanin: Ibra ka goditur me shuplakë bashkëlojtarin që e kishte puthur në buzë

D V

Feronikelit i lejohen transferimet, zyrtarizon nëntë futbollistë të ri

D V

Fjalët e para të Achraf Hakimit si lojtar i PSG-së

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More